INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur do bëhet me vëlla Poem?! Ja si përgjigjet Sara, zbulon më në fund kuptimin e emrit Poem Blu!

Kur do bëhet me vëlla Poem?! Ja si përgjigjet Sara, zbulon më në fund kuptimin e emrit Poem Blu!

Publikuar më: 13:31 03-02-2021

Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë disa javë që janë bërë prindër për herë të parë. Blogerja solli në jetë një vajzë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Poem Blu. Së fundmi, ajo ka realizuar një ‘intervistë’ në Instagram, ku i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe sigurisht shumica prej tyre pyesnin për shtatzëninë, lindjen dhe Poemën.

Sara zbuloi se emrin e vajzës ia kishte sugjeruar një fans dhe ajo e Ledri e kanë pëlqyer shumë.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë por gjithsesi nëse e lexon këtë, të falenderoj nga zemra”, është ajo.

art.jpg

 

Sara ka thënë se Poemën e ushqen me qumësht gjiri dhe ky proces ka qenë i vështirë për të, duke dhënë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për nënat e reja.

“Sa do të doja t’ua tregoja! Pata momentet më të vështira, por jam shumë e lumtur që më në fund e kuptuam! Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë e nënvlerësoja realisht ushqyerjen me gji dhe mendoj se nënat duhet të jenë më shumë të vetëdijshme dhe të informuara lidhur me këtë çështje”, ka treguar blogerja.

rqtqe.jpg

 

Një tjetër fanse e pyeti se kur do bëhet me vëlla Poem, por Sara u përgjigj: “Po prit njëherë të harrojmë traumat e lindjes të parë se është akoma herët dhe ta shijojmë dhe pak poem mirë e mirë”.

stq.png

Article Logic
Execution time: 0.0022571086883545