Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre dhe tani nisin angazhimet famijare. Moderatorja e njohur e cila është larguar nga Top Channel për të filluar karrierën e saj në Tv Klan, ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku sigurisht nuk mund të shpëtonte prej pyetjeve pikante të Ermal Mamaqit. Një ndër to ishte edhe se kur do të sillnin në jetë një fëmijë me Getoarin dhe përgjgija e Marinës ishte befasuese. Moderatorja tha se ajo dhe Geti ende nuk e kanë menduar, teksa shtoi se është vullnet I Zotit. “Nuk e kemi menduar është vullnet i Zotit”, tha Marina.
Gjatë emisionit Marina zbuloi se ajo çfarë e acaron tek mjekra e Getit janë pikërisht produktet e shumta që ai mban për kujdesin ndaj saj.
“Nuk e di përse njerëzit janë shumë kuriozë për ketë gjë dhe mua më shkruajnë vazhdimisht, a të bezdis mjekra e Getit, si e puth etj. Mua më acaron vetëm një gjë, që Geti ka më shumë produkte për mjekrën sesa kam unë për make-up. Kjo gjëja mua ma heq komplet trurin. Ka vaj, ka faks, ka krëhër etj dhe kur shkojmë për udhëtime duhet një valixhe për mjekrën e Getit. Por unë dua që të qëndrojë ashtu siç është”, tha Marina.