INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kur do të martohesh?' Klea Huta vë në siklet Kiara Titon! Ja si reagon moderatorja [FOTO]

'Kur do të martohesh?' Klea Huta vë në siklet Kiara Titon! Ja si reagon moderatorja [FOTO]

Publikuar më: 22:35 01-06-2019

Ndërkohë që mediat po ziejnë pas fotos që publikoi me partnerin e përfolur Butrint Imeri, Kiara Tito ka ngjallur dyshime të tjera në lidhje me jetën e saj private.

E ftuar së fundmi në një event që u mbajt në Tiranë, moderatorja tregoi këpucët që i kishin mbetur fiksim nga sfilata, me majë dhe me gurë fiks siç do t’i donte për ditën e saj të madhe, atë të martesës.

E pyetur në emisionin “Jo vetëm modë”, moderatorja po tregonte sesi iu duk sfilata dhe këpucët që i mbetëm fiksim, kur Klea Huta u afrua për t’i bërë pyetjen 1 milion dollarëshe.

“Kur do të martohesh?”, e pyeti Klea Kiarën duke e lënë atë në siklet.

Megjithatë Kiara e dha një përgjigje dhe nuk ishte ajo që do të donim të dëgjonim:

“Duhet të ruhem edhe nga ti tani”!

BeFunky-collage-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768