Policia italiane e Katanias ka vënë nën pranga shqiptarin M.R 35 vjec me akuzën e trafikut të drogës së tipit marijuanë. Në banesën e 35 vjecarit shqiptar në komunën Tremestieri Etneo, e cila dikur ishte një magazinë,u gjetën rreth 84 kg marijuanë. Lënda narkotike u gjet e fshehur në një dollap në dhomën e gjumit me mbi 30 pako.
Sipas policisë italiane lënda narkotike do të sillte një përfitim prej më shumë se 600 mijë euro. Në banesë u gjetën dhe instrumente për përgatitjen dhe ambalazhimin e dozave të drogës. Operacioni i policisë italiane u ekzektua pas një kontrolli ekonomiko financiar në territor. Ndaj shqiptarit M.R është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.