INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur duhet të hapni çadrën gjatë kësaj jave, ku mund të ketë edhe shtrëngata

Kur duhet të hapni çadrën gjatë kësaj jave, ku mund të ketë edhe shtrëngata

Publikuar më: 11:49 06-05-2018

Kjo e dielë mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga shira të izoluar, por pasditja sërish fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu në zonat e ulëta, por kryesisht në zonat malore ndërsa bregdeti do të ketë shira të dobët.

Parashikohet që edhe java tjetër të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht pasditeve kur priten shira thuajse në gjithë vendin.

RESHJET
Nesër (e hënë, dt.07) priten reshje në të gjithë territorin.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.
Në shumicën e qarqeve ka mundësi që, në zona shumë të kufizuara, të ketë edhe shtrëngata

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 23 °C
në vendet e ulëta: 13 / 25 °C
në vendet malore: 10 / 20 °C

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766