INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur dy diva bëhen bashkë! Kim Kardashian dhe Madonna promovojnë...[FOTO]

Kur dy diva bëhen bashkë! Kim Kardashian dhe Madonna promovojnë...[FOTO]

Publikuar më: 08:04 09-03-2018

Është bërë e modës tashmë, që disa Vip-a përpos talenteve që kanë në fushat përkatëse të hapin edhe linja bukurie për të shitur produkte estetike.

Dhe kur flasim për diçka të tillë ku mund të na vejë më mirë mendja se tek një nga femrat më seksi në planet si Kim Kardashian e cila me KKW Beauty ka arritur të gjenerojë miliona dollarë fitime.

Por jo vetëm Kim K tani linjës së shitjeve të produkteve të bukurisë i është futur edhe mbretëresha e muzikës Pop, Madonna e cila ka promovuar linjën e saj të bukurisë "MDNA Skin" së bashku me Kim Kardashian. Ato u bashkuan të martën në “YouTube Space” në Los Anxhelos për të promovuar linjat e tyre përkatëse të bukurisë, “MDNA Skin” dhe “KKW Beauty”.

Ka qenë pikërisht diva e pop-it, 59-vjeçarja Madona e cila ka postuar në Instagram një foto ku shkruan: “Kur botët përplasen”.

Edhe Kim ka pushtuar rrjetin me fotot e postuara në Instastories dhe mesa duket të dyja divat duket të jenë të lumtura pranë njëra-tjetrës.

Ndoshta ku i dihet do të kemi edhe ndonjë bashkëpunim për produktet e bukurisë mes divash. Diçka e madhe sipas gjasave po vjen.

e56_4.PNG

e56y_w45.PNG

u_e56e.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0017101764678955