Ndërkohë që ka qenë një ditë shumë e ngarkuar dhe e vështirë për Saimir Tahirin dhe pjesëtarë të tjerë të Partisë Socialiste, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka marrë një ndër lajmet më të bukura në jetën e tij. Ai është bërë me vajzë, pasi bashkëshortja e tij Irisi ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë, pas një djali. Menjëherë sapo kryeparlamentari Ruçi ka dhënë vendimin për shtyrjen e mbledhjes nesër në orën 10:00, Taulant Balla ka vrapuar për në maternitet ku do të shohë të sapoardhurën në jetë që i bashkohet familjes.