Këngëtari dhe kantautori, Flor Mumajesi, është një ndër emrat më të njohur të shoëbizit shqiptar dhe ndër më të ndjekurit në rrjete sociale, ku i ka habitur të gjithëve së fundmi me një foto të publikuar në Instastory. Flori ka postuar bisedën në orën 3 të natës me një person, identitetin e të cilit ka preferuar të mos e bëjë publik.
"Ej ti, janë të inçizuara. Të gjitha ti jap unë ty, ti habitesh. Po mos fol para kohe.", janë disa prej mesazheve të dërguara nga Flori. "Kur e keqja të vjen nga brenda."- shkruan Flori krahas fotos që i ka bërë të gjithë konfuzë.