Biznesmeni Oni Hysenbelliu është i njohur gjerësisht në media për jetën e tij luksoze, bizneset dhe udhëtimet e shumta që bën nëpër botë. Teksa ishte i ftuar sot në “E Diell” “për të dhënë llogari” për jetën e tij private, fotot me Pamela Anderson & Nicole Scherzinger etj, Alesia Bami e vuri me shpatulla pas murit atë duke i bërë atij këtë pyetje: Kur e kupton ti që një femër të do për interes? Rendit arsyet.
Oni nga ana tjetër, disi i vënë në vështirësi iu përgjigj kështu ”Edhe eksperienca edhe vitet më bëjnë të kuptoj jo vetëm dashurinë, por edhe fusha të tjera. Unë jam një person që e kam instiktin shumë të fortë. Unë i kuptoj njerëzit me një shikim që në takimin e parë me 2-3 veprime që ato bëjnë, pa kërkuar diçka se kur flasin hapur pastaj, ajo gjë kuptohet direkt”.