INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kur e pashë me të bardha, pata një gjendje jo të mirë', nëna e Arminës flet pas dasmës

'Kur e pashë me të bardha, pata një gjendje jo të mirë', nëna e Arminës flet pas dasmës

Publikuar më: 14:29 01-10-2022

Nëna e Arminës, Moza Mevlani ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Që në hyrje të emisionit ajo tha se ishte shumë e lumtur për këtë ngjarje e se për të, ky ishte një nga momentet më të rëndësishme të jetës.

Moza Mevlani ka treguar disa nga momentet më emocionuese të kësaj ngjarje të jetës së saj ku një nga më të veçantët ishte momenti kur ka parë Arminën të veshur nuse.

Rudina Magjistari: Pate ndonjë moment mallëngjimi që të pikoi ndonjë lot? Ndodh kjo në dasmën e vajzës.

Moza Mevlani: Po patjetër. Të pushton Rudina. Unë kam pasur kur e pashë Arminën me të bardha, pata një si gjendje jo të mirë të vetes. I thashë vetes ‘dëgjo deri këtu kemi arritur mirë’. Nuk doja t’ia krijoja atë melankoli vajzës.

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201