INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur engjëlli fluturon në qiell dhe hap siparin e Karnavaleve në Venecia [VIDEO]

Kur engjëlli fluturon në qiell dhe hap siparin e Karnavaleve në Venecia [VIDEO]

Publikuar më: 13:51 25-02-2019

Karnavalet e Venecias, një nga ngjarjet më të famshme në botë kanë nisur me një paradë në kostume historike, në sheshin e Shën Mark.

Siç nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër, dy gra janë zgjedhur për fluturimin e famshëm të engjëllit, që u jep jetë karnavaleve. Më shumë se 23 mijë persona morën pjesë në hapjen spektakolare.

Përveç Marisë tradicionale, që bën fluturimin e përvitshëm të engjëllit, këtë vit organizatorët ranë dakord të lejojnë edhe një grua të dytë të fluturojë e prekur nga sindroma “Crohn”. Engjëllin luftëtar e luajti pikërisht Micol Rossi me sindromën Crohn.

“Duhet ta pranoj që kam qenë pak e frikësuar për këtë fluturim. Por, pasi u ngjita atje lart, pashë të gjithë këta njerëz, sheshin, të gjithë qytetin që unë e dua, e kuptova se isha e bekuar. Jam shumë e emocionuar”, tha Erika Chia, Maria e karnavaleve të Venecias.

Karnavalet e Venecias, të famshme në të gjithë botën, tërheqin një pafundësi turistësh nga Italia dhe vende të tjera të botës, e janë të njohura mbi të gjitha për maskat e rralla e shumëngjyrëshe që përdoren në shfaqje.

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039