INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur Era dhe Monika pozonin si modele... [FOTO]

Kur Era dhe Monika pozonin si modele... [FOTO]

Publikuar më: 19:28 28-03-2017

Ju sot e shihni në daljet e saj publike zyrtare me prindërit, por nuk dinit një sekret për më të voglën e familjes Meta.

8 vjeçarja Era Meta, gjithnjë ka adhuruar të ketë një sjellje prej një modeleje të vërtetë. Të pozonte para aparatit, të vishej e të kombinohej, të bënte makijazh e të kopjonte mamanë e saj, Monikën; këto kanë qenë detajet e preferuara të Erës e cila para disa vitesh pozonte si të ishte një personazh i famshëm revistash.

eraaa.png

Era mund të rrijë me orë e orë të tëra duke të treguar për rrobat e saj të bukura, për fustanet ngjyra-ngjyra, për këpucët me dhe pa xixa, për çantat dhe aksesoërt e tjerë, që përbëjnë gardërobën e saj, që do ta kishte zili edhe një vajzë e rritur. Ndërakq ajo vetë zilepset aq shumë pas rrobave të mamit. Të veshë këpcët e saj me taka, të hedhë parfumin e saj, të rrëmojë nëpër sirtarët dhe të zbukurohet me bizhuteritë e saj. Por edhe me të motrës. “Borës duhet t’ia marrëdh një cikë me dhunë gjërat se nuk t’i lë. Ka frikë se mos ia prish, po kot thotë se unë nuk ia kam prishur ndonjëherë. Sa herë që vishet ajo unë rri aty poshtë krevatit dhe shikoj”.

tres.png

Era i kërkon mami Monës që t’i zbresë nga varëset fustanet që asaj i pëlqejnë më shumë. “Ja ky fustani këtu më pëlqen shumë, po edhe më shkon. Mund ta vesh me këpucët Versace. Po edhe me çantën Moschino. Edhe ky i ziu është i bukur, po ta kombinoj me këpucët që sapo kam blerë në internet dhe me këto perlat Cavalli.

E pasi bën një pirg të madh me rroba mbi krevat dhe pasi zgjedh edhe aksesorët e duhur, është gati që fillojë të vishet. Por më parë duhet të kalojë nga pasqyra

Në fillim vendos kremin pudër, e përhap mirë në fytyrë dhe pastaj vjen radha e buzëkuqit. I kombinuar pikë e presje sipas ngjyrës portokalli të shndritshme të fustanit. Dora I rrëshket saktë. “Në fakt, kur isha e vogël nuk dija t’i lyeja mirë buzët. Në vënd të tyre lyeja faqet. Kurse tani kam mësuar”. Siç edhe Monika tregon, Era është gjithmonë nëpër këmbët e saj sa herë që ajo bëhet gati për të shkuar diku. Ulet aty në tokë dhe me kutitë përpara lyhet edhe ajo njësoj si mami. Ama e di mirë që grimi është vetëm brenda për brenda mureve të shtëpisë. Kurse jashtë saj, pastrohet mirë me pecetat e lagura dhe vesh rrobat e saj të rehatshme. “Vetëm në ndonjë festë lyhem një çikë me shkëlqyes”.

Si të ishe duke folur me një ikonë stili, Era nuk mendohet shumë para se të radhisë stilistët që i pëlqejnë më shumë. I ka idetë të qarta kristal dhe të radhitura njëlloj si rrobat që mbajnë etiketat e tyre në gardërobën e saj. “Më shumë më pëlqen Louis Vuitton, Burberry, Galliano, Cavalli”.

era-monikaa-1024x681.jpg

eraa-794x1024.jpg

E parë së jashtmi mund të duket e tepërt. Dëshirat e një vajze të vogël që plotësohen deri më një. Veshje të shtrenjta dhe teka vanitoze. Por, në fakt, e vërteta nuk është tërësisht kështu. Vërtet më të voglës së familjes i plotësohen dëshirat dhe përkëdhelet pak më shumë se të tjerët, sidmos nga babi Iliri. Ama Monika kujdeset që dëshirat e Erës së vogël për t’u veshur bukur të mos kthehen në prioritet. Ajo lejohet të luajë vetëm pasi të ketë mbaruar më parë të gjitha mësimet. Mund t’i takojë shoqet e saj vetëm pasi i ka marrë leje mamit dhe ajo i ka premtuar. Mund t’i afrohet kompjuterit vetëm pasi më parë ka plotësuar të gjitha detyrimet që kërkohen prej saj. Dhe mami Monika është e qetë sepse e di që kjo është thjesht një fazë momentale, që do të kalojë me moshën. E di mirë se Era nuk do të vendosë para së gjithash shijet sipërfaqësore. Dhe këtë e përforcon edhe më shumë Era, pasi fotografi i ka bërë komplimente për mënyrën se si pozon.

“Era do të bëhesh modele kur të rritesh?”. “Unë modele? Joooooo. Në asnjë mënyrë. Ende nuk e kam vendosur se çfarë do të bëhem. Por jo, modele. Kjo nuk është punë për mua”.                                                                                                                                                                                                                                                                            

Article Logic
Execution time: 0.00180983543396