Si në skenë ashtu edhe në jetën e përditshme, zakonisht Ledri shfaqet serioz.
Reperi gëzon simpatinë e gjinisë femërore dhe kjo është mëse e dukshme në daljet e tij skenike. E duke qenë një ndër meshkujt më të preferuar, nuk mund të mos ishte edhe shumë i përfolur për lidhjet sentimentale me femrat, edhe me ato të njohura. Megjithatë 30 vjeçarin rrallë e sheh në shoqërinë e femrave dhe këtë herë vëmendjen e tij e ka ‘rrëmbyer’ moderatorja simpatike Albana Osmani. Ledri ishte personazhi i radhës publik që i bashkohet kauzës së Albanës për të ndihmuar fëmijët. Ai veshi bluzën me luledielli, por ka një problem. Të qeshurat nuk e lënë të qëndrojë serioz as për një foto të vetme.