Gjumi është një ndër komponentët më të rëndësishëm në mirëqenien e njeriut pasi jo vetëm lëhtëson procesin e eleminimit të toksinave nga trupi, por e ndihmon atë të pushojë, rregullon ritmin kardiak dhe atë frymëmarrjes. Kjo është arsyeja që vitet e fundit është bërë objekt i studimeve të ndryshme.
Gjuha e trupit mund të zbulojë shumë për personalitetin dhe mendimet tuaja. Por do të habiteni kur të mësoni se trupi komunikon dhe nëpërmjet gjumit. Jo vetëm që gjuha e trupit mund të ndikojë në shëndetin fizik, por gjithashtu mund të pasqyrojë marrëdhënien mes jush dhe partnerit tuaj. Shumë njerëz flenë gjumë në pozicionin e “fetusit”, sepse u ofron atyre një ndjenjë sigurie. Këta njerëz janë shumë sensitivë pasi mund të kenë kaluar një situatë jo të mirë në jetën e tyre. Disa të tjerë gjatë gjumit kanë pozicionin e drejtë. Nëse ky është pozicioni juaj i preferuari, atëherë jeni shumë të komunikueshëm, dhe relativisht të lehtë për tu besuar. I njëjti pozicion por me duart e shtrira përpara tregon që jeni shumë të vështirë për të marrë vendime por në momentin që i merrni ato i shkoni deri në fund. Sipas një studim njerëzit që flenë përmbys, mund të punojnë në bujqësi, të jenë midis moshës 45 dhe 54 vjeç dhe konsumatorë të mëdhenj të alkolit.