Ata mund të jenë miq por kur vjen puna për batuta thumbuese, nuk ia kursejnë njëri -tjetrit.
Po flasim për moderatorin Ledion Liço dhe aktorin e “Portokallisë” Florian Binaj. Ne postimet e herë pas hershme që bën në Instagram Ledioni shfaq situata të ndryshme të cilat mund të kthehen edhe në humoristike. I tillë ishte edhe një ndër postimet e fundit ku shfaqte Napoleon Bonapartin dhe ku luhej me emrin e tij. " Napole ON dhe Napole OFF", shkruan Liço dhe menjëhere ka ardhur edhe një koment-batutë nga miku i tij Flori i cili as në këtë rast nuk e kursen humorin.
"Mund të jetë edhe Ledi ON, Ledi OFF", shkruan Binaj i cili më pas "e detyron" moderatorin e " The Voice" ta postojë të njëjtën batutë por këtë herë me emrin e tij.