Ditën e djeshme në rrjet u publikua ngado lajmi se Stresi dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi do të realizonin një duet dhe sesi reperi e kishte anulluar realizimin e projektit dhe arsyeja ishte jo korrektësia nga ana e Melisës.
“Kur do të dalë kënga me Melisën?” ishte pyetja të së cilës iu përgjigj.
“Do e bëj vetëm unë. U mundova për mirë, mua kurrë s’ma dhanë një shans të tillë siç ia dhashë. Por kur fluturon, duhet të mësosh të fluturosh”- ka shkruar ai.
Mirëpo e vërteta qendron ndryshe. Afterparty.al iu zbulon se nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim të mundeshëm mes Stresit dhe Melisës së “Për’?”. Projekti do të ishte mes Stresit dhe Melisa Halilaj, një repere e re që po pëlqehet nga publiku dhe ishte në mbështetjen e Arkimedit prej kohësh madje kjo këngë ishte realizuar dhe pritej lançimi në rrjet.