INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur ftohtësia  gjermane ‘joshet’ nga sharmi i Macron

Kur ftohtësia gjermane ‘joshet’ nga sharmi i Macron

Publikuar më: 15:33 10-05-2018

Presidenti francez Emmanuel Macron është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani ku dhe është nderuar me një çmim që u atribuohet personaliteteve që nuk e kursejnë kontributin e tyre për Europën. Macron është vlerësuar me titullin ‘Charlemagne’ Po çfarë është ky çmim? Ai akordohet nga qyteti i Aachen, qyteti i parë në Gjermaninë Perëndimore që do të çlirohej gjatë Luftës së Dytë Botërore, çmimi nderon punën e kryer në shërbim të komunitetit evropian. Ai është shpërndarë çdo vit që nga viti 1950. Emërtimi i titullit, vjen nga perandori Charlemagne, sundimtar i Franks, i cili bashkoi pjesë të mëdha të Francës, Italisë, Zvicrës, Belgjikës. Ai u varros në Aachen. 

cmimi_i.jpg

Kush e ka fituar atë më parë?
“Lista është e gjatë, por përfshin: Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Papët, Françesku dhe Gjoni Pali II, ish-presidentin e Parlamentit Europian Martin Schulz, babain themelues të BE-së, Robert Schuman, ish-sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Henry Kissinger, ish-kryeministrin britanik Winston Churchill , dhe gjithë Komisionin Evropian në 1969 dhe në vitin 1986, njerëzit e Luksemburgut”-shkruan Euronews.
Po pse Emmanuel Macron?
Citimi i çmimit vlerëson Macron për "avokimin e tij të kohezionit dhe bashkësisë dhe qëndrimin e tij vendimtar kundër të gjitha formave të nacionalizmit dhe izolacionizmit". Por ndërkohë që Gjermania e vlerëson me çmime popullariteti i Macron ka rënë shumë në Francë. Një vit më parë Macron fitoi 66 për qind të votave në një balotazh kundër kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Një anketë e publikuar dje tregoi se popullariteti i tij ka rënë nën 50% për herë të parë. Përpjekjet e Macron për të reformuar ligjet e punës e kanë vënë atë në konflikt të drejtpërdrejtë me sindikatat e fuqishme të Francës. Në të njëjtën kohë, një seri protestash të shpërndara janë zhvilluar gjatë tre muajve nxitur nga masa e qeverisë së tij, për të riparuar rrjetin shtetëror hekurudhor. Rregullat më të ashpra të imigracionit dhe ajo që shihet si një qasje autokratike kanë tjetërsuar disa ish-mbështetës nga e majta, ku Macron ka rrënjët e tij pasi ka shërbyer edhe në qeverinë e mëparshme të Partisë Socialiste.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771