Ka mjaft talente në futboll si nga ana e meshkujve ashtu edhe nga femrat, por rrallë kush mund të shohë një femër me taka dhe minifund që shfaq aftësitë e saj në “Freestyle”.
Ajo është Raquel Benetti nga Brazili, e cila në një video të publikuar në rrjetet sociale ka treguar aftësitë e saj në kontrollin e topit. Në video shihet 25-vjeçarja teksa performon e ulur pranë një pishine.
Por kjo nuk është performanca e vetme e Benetti-t, pasi ajo ka treguar aftësi mjaft të mira në mbajtjen e topit në ajër edhe në situata të tjera, një prej të cilave edhe ndërsa mban mbi shpatulla pesha të rënda.