INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Kur futen nuset në mes’, dy princat mbretërore mund të kenë një zënkë midis tyre, arsyeja do ju surprizojë

‘Kur futen nuset në mes’, dy princat mbretërore mund të kenë një zënkë midis tyre, arsyeja do ju surprizojë

Publikuar më: 14:41 05-02-2019

Familja mbretërore përveç madhështisë së saj, gjithashtu ka edhe probleme, ashtu si shumica e familjeve tona.

Një mori ekspertësh dhe analistësh merren vetëm me studimin e shenjave të trupit të anëtarëve mbretërore dhe kësaj radhe bëhet fjalë për një krisje midis dy vëllezërve Princit William dhe Harry.

Sipas disa ekspertëve, e gjitha filloi pas disa këshillave mes vëllezërve.

“William ishte mjaft i shqetësuar se marrëdhënia e tij po ecte shumë shpejt. Dhe duke qenë i afërt me Princin, në fakt ishte i vetmi që mund t’i thoshte Harry-t, ‘Duket se gjërat po lëvizin shumë shpejt, a je i sigurt?’”, kjo sipas ekspertit

Katie Nicholl mund të ketë nisur një krisje mes tyre.

Mesa duket këshilla nuk është pritur mirë nga Harry që konsiderohet një fanatik përsa i përket gruas së tij:

“Mendoj se ai donte të jepte vetëm një këshillë vëllazërore, që kishte për qëllim ta nxiste Harry-in. Nga ana tjetër Harry është jashtëzakonisht mbrojtës ndaj Meghan-it dhe e pa këtë si kritikë. Ai e interpretoi atë sikur vëllai i tij nuk ishte pro martesës, lidhjes së tyre dhe nuk mendoj se gjërat kanë qenë shumë të qeta që prej asaj kohe”, tha eksperti për emisionin “Kate kundër Meghan: Princeshat në luftë?”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041680335998535