INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur gjuha shqipe “na la shëndenë”

Kur gjuha shqipe “na la shëndenë”

Publikuar më: 15:20 15-08-2016

Mosnjohja e saktë e drejtshkrimit të gjuhësh shqipe është një problem fare i zakonshëm në vendin tonë.

Fillon që tek mediat e ndryshme, gazetë, televizione e deri tek portalet e panumërt ku ështe diçka shumë e shpeshtë. Dhe kur e shohim edhe nëpër media, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë gjithçka  që shumica e qytetarëve të thjeshtë lexojnë, është e natyrshme që të mos presim më mirë tek vetë qytetarët. Rastet më të zakonshme janë tabelat e ndryshme që shohim në rrugë të shkruara me shkrim dore, ato nëpër biznese të ndryshme private, tek tregjet, si dhe ato që paralajmërojnë të mos parkoni apo të hidhni mbeturinat. Sistemi i dobët arsimor, shkallë e lehtë analfabetizmi apo injorancë kolektive, një pjesë e mirë e shoqërisë nuk i ka punët mirë me gjuhën shqipe.

Article Logic
Execution time: 0.0021581649780273