INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur grushtet bien mbi Milaim Zekën. Deputeti lihet në arrest shtëpie

Kur grushtet bien mbi Milaim Zekën. Deputeti lihet në arrest shtëpie

Publikuar më: 16:32 17-10-2017

Deputeti Milaim Zeka i akuzuar për mashtrimin e qytetarëve të Kosovës është liruar nga paraburgimi. Ai do të vuajë masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal". Lajmin është konfirmuar nga e avokati i Zekës, Gazmend Halilaj i cili kundërshton vendimin duke u shprehur se edhe kjo masë është kundër klientit të tij dhe se ai është i pafajshëm. Zeka u ndalua dje nga Policia i dyshuar për përfshirjen në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani. Partneri i tij në biznes, Ilir Krasniqi, në bashkëpunim me të cilin Zeka dyshohet se mashtroi kosovarët për viza pune në Gjermani, tashmë është në paraburgim.

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613