INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur humbet një smartphone, blen një tjetër. Nëse humbet një libër…

Kur humbet një smartphone, blen një tjetër. Nëse humbet një libër…

Publikuar më: 13:49 24-03-2018

Nga Irini Meçe

Këtë shkrim sot dua ta nis duke i’u drejtuar një pyetje të gjithëve. Kur ka qenë hera e fundit që keni lexuar një libër? E kam fjalën për libër, ta shfletosh, të nuhasësh erën karakteristike të tij dhe të mbash dhe shënime anash teksa e lexon, pra jo në mnëyrë elektronike?

Marr shkaks t’ju pyes ju pasi bisedat mes miqsh po bëhen vetëm rreth një fotoje në Instagram, se sa like apo koment ka marrë. Madje, madje, dyshoj edhe për ata që që herë pas here hedhin në Instagram foto të një libri. Jetojmë në një epokë që Instagrami është kthyer në një fushatë marketingu dhe forma më e mirë për t’i bërë marketing vetes ,për ta shfaqur në një mënyrë që tjetrit t’i dukesh interesant dhe ndryshe nga turma. Të gjithë e kemi kuptuar tashmë dhe unë nuk po ju them ndonjë gjë të re që kultura e librit është zbehur dhe ka vdekur. Por nuk dua të them që askush nuk lexon më. Natyrisht, ka njerëz që lexojnë dhe unë i admiroj kaq shumë.

Unë e kuptoj se është ironike të shkruaj një artikull se pse nuk lexojmë më, por po e bëj gjithsesi. Justifikimet se pse nuk lexojmë vërtiten rreth çështjes së kohës. Është edhe e kuptueshme. Ka shumë të rinj që përveç shkollës, punojnë deri vonë për të nxjerrë shpenzimet e tyre dhe kur kthehen në shtëpi, gjëja e vetme që ata duan të bëjnë është të flejnë. Por të gjithë e dimë që pasi shtrihemi për të fjetur shpenzojmë pakuptuar të paktën një orë duke qëndruar në rrjetet sociale. Justikimi i mungesës së kohës është tepër i çalët dhe e përdorin kur vihen me shtapulla pas murit kur pyeten se përse njerëzit nuk lexojnë më. Instagrami, Facebook, YouTube, Netflix etj., kanë zbehur librin. Tashmë librat janë një një mënyrë e vjetër për të kaluar kohën e lirë dhe një gjë e dalë jashtë mode.

Ju duket e pashpresë si rast? Unë nuk mendoj kështu. Zakonet e këqija mund të ndryshohen dhe të zëvendësohen nga ato të mira. Nëse e kthejmë leximin në një zakon tonin, besoj situata do të ndryshohet. Çelësi është që të vendosni vetes qëllime, edhe pse në pamje të parë ju duken si të dështuara që në nisje. Nëse ju shpenzoni një orë në rrjetet sociale para se t’ju zerë gjumi, më besoni nuk na kushton asgje nëse i vendosim vetes synim që lexojme 10 minuta në ditë për të lexuar. Me llogaritje matematikore leximi i 10 minutave në ditë mund të rezultojë në rreth 10-12 libra në vit! E bukur apo jo?

Në rregull, mbase kjo nuk ju bindi. Jetojmë në epokën e teknologjisë apo jo? Instagrami është bërë kryefjala e jetës sonë. Ne nuk ekzisitojmë nëse nuk kemi një llogari instagrami. Lereni pak celularin mënjanë. Ju duket jeta bosh besoj pasi jetën e keni të krijuar vetëm në rrjete sociale? Jemi përballë njëri-tjetrin, celuluar nuk kemi, jemi detyruar të flasim. Por çfarë ndodh nëse nuk dimë të themi asgjë? Aty do themi ‘ah sikur të kisha lexuar një libër’. Le ta kthejmë në trend atëherë, pasi nuk është trend dhe interesant vetëm fakti që të na tregoni se sa e bollshme është pjata juaj e ushqimit, veshjet tuaja të shtrenjta apo buzët tuaja silikon. Më trego një libër dhe të flasim rreth saj.

Të shpenzosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë. Koha që i kushton të lexuarit tregon sesa e do veten dhe sesa je i aftë të përthithësh nga bota për të zgjuar kreativitetin, frymëzimin dhe motivimin.

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447