INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur ishte e vogël e bullizonin, por tani publikohet fotoja e Ava Max para se të bëhej e famshme! Shihni si dukej! [FOTO]

Kur ishte e vogël e bullizonin, por tani publikohet fotoja e Ava Max para se të bëhej e famshme! Shihni si dukej! [FOTO]

Publikuar më: 20:30 06-05-2019

Ava Max është kthyer në një prej emrave më të lakuar në industrinë e muzikës botërore dhe sigurisht si një vajzë me origjinë shqiptare nuk mund të na bëjë më tepër krenare me sukseset e saj.

E megjithatë jeta e këngëtares shqiptrare nuk ka qenë aq e thjeshtë.

Ava ka treguar se në shkollë e tallnin pasi ajo ishte fëmijë emigrantësh shqiptarë dhe nuk mund të përshtatej me të tjerët.

Megjithatë me kalimin e kohës, ajo mësoi t'a dojë dhe pranojë veten, duke arritur këtu ku është sot.

Në profilin e saj në Instagram, Ava ka publikuar një foto të vjetër kur ishte ende fëmijë dhe kujton kohën e vështirë në shkollë, kur askush nuk e pranonte.

"Interneti është një vend qesharak. Çdokush dhe gjithçka duket perfekte. Ndërkohë që gjërat janë dukur të shkëlqyeshme në sipërfaqe, gjithmonë kam pasur vështirësi me veten time për t'u ndjerë e pranuar. Kur u rrita u përballa meankthin, më tallnin dhe më bënë të besoj se unë nuk përshtatesha me modelin që shoqëria priste të isha. Shumë më vonë fillova të ndihesha rehat me të qenurit vetvetja me dallimet që përpiqesha t'i fshihja për shumë gjatë. Vetëm kur munda të dashuroj vërtetë veten, isha e lirë. E lirë për të qenë sërish unë, për të qenë kreative dhe të mos e humbisja veten. Kjo është historia e "Kjo jam unë". Shpresoj që t'ju duan dhe t'ju vlerësojnë për atë që jeni në të vërtetë. Vetëm kur je i gatshëm të dashurosh veten, do të zbulosh se e gjithë jeta jote do të ndryshojë."- shkruan Ava krahas fotos ku ka pozuar në moshë të vogël.

View this post on Instagram

The internet is a funny place. Everyone and everything always looks perfect. While things may look amazing on the surface, I’ve always struggled for my authentic self to feel accepted. Growing up I dealt with anxiety, I was bullied and I was made to feel that I wasn’t fitting into the mold that society expected of me. It wasn’t until much later in life that I was able to feel truly comfortable being myself, and owning the differences that I tried to hide for so long. Once I was able to truly love myself, I was free. Free to be me, still be creative and not lose myself. This is the story of So Am I. I only hope you all feel loved and valued for who you TRULY are inside. Once you are able to love yourselves, you will find that your whole life can change. #SoAmI

A post shared by Ava Max ? (@avamax) on

Article Logic
Execution time: 0.0033481121063232