INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur je e dashuruar, ushqimi shijon ndryshe!

Kur je e dashuruar, ushqimi shijon ndryshe!

Publikuar më: 10:33 17-07-2019

Ndonjëherë është e pamundur të numërosh gjithçka bëjmë për dashurinë, duke përfshirë këtu ndryshimin e vetes apo përshtatjen me partnerin.

Por ajo që i ka çuditur të gjithë së fundmi është përfundimi që ka nxjerrë një studim, sipas të cilit dashuria ndikon në ndryshimin e shijes për ushqimin

Kërkimet janë bërë në Gjermani dhe Poland ku 100 çifte janë marrë në studim. Ata u testuan për të gjitha shqisat e tyre dhe pas eksperimenteve kërkimet e publikuara në gazetën ‘Appetite’ nxorrën përfundimin se çiftet që kishin shumë kohë bashkë kishin të njëjtat shije për ushqime të ndryshme.

Sipas studiesve ndryshimi i jetës, përshtaja me partnerin arrin deri në atë pikë sa lidhja nuk është vetëm shpirtërore, por edhe objektive. Nga sot me siguri do e shikoni ndryshe pjatën që keni para vetes në darkë.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771