Tradhtia më e famshme në Hollywood po ndiqet hap pas hapi nga të gjitha mediat, të cilat janë mjaft kurioze të dinë tashëm vendimin e familjes Kardashian në lidhje me shoqen e ngushtë të Kylie, Jordyn Woods
Në versionin e Jordyn ajo shpjegoi se Tristanin e ka puthur vetëm një herë dhe është penduar shumë, pasi ka qenë e pirë.
Burime të reja për “Comospolitan” thonë se tashmë ajo po përpiqet të shpjegojë më mirë situatën:
“Historia e saj ka ndryshuar paksa dhe duket sikur po ‘gërmon’ më thellë brenda vetes. Ka kaluar një javë që nga historia dhe të gjithë mendojnë se ajo donte të shkonte me Tristan, por thjesht nuk e mendoi që do ta kapnin”, thotë një burim i afërt me të për “People”.
Ndërsa Kylie nuk është e bindur nëse e do apo jo Jordyn pranë vetes.
Fillimisht u tha që motra Jenner do ta largonte shoqen nga jeta e saj, por dikush tjetër pohoi se ato ishin të pandara dhe kjo do të ishte e pamundur.