Lamë pas nje vit mjaft të suksesshëm për shumë artistë shqiptarë. Klikimet dhe koncertet e këngëtareve shqiptare ishin të shumta për vitin 2017. Por shqiptarët tashmë kanë zgjedhur edhe të preferuarin e tyre për javën e parë të 2018 dhe këtë e tregon mjaft mirë fotoja më poshtë me statistikat. Ajo që me siguri do ju habisë është se në Top20 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në YouTube është një këngë për fëmijë. Bëhet fjalë për “Macja le te lahet - Kenge per femije’’, e cila për habi ka 18 milion klikime në YouTube, vetëm në 2 muaj nga publikimi në YouTube. Si dhe ajo që bën përshtypje është se shumë artistë me emër në Shqipëri nuk bëjnë pjesë në këtë klasifikim. Triumfuesi i këtij Top20 është këngëtari i njohur, Butrint Imeri me kengen “Xhanëm”, ne klipin e të cilit shihet edhe modelja e famshme, Niki Delijorgji, shkruan intv.al.
Ja Top20 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në YouTube: