Një pritje madhështore ishte rezervuar për Donald Trump në Pekin, ku në aeroport kishte dalë ta priste homologu i vet kinez, Xi Jinping bashkë me të shoqen.
Nderime të tilla nuk i janë bërë asnjë presidenti tjetër amerikan, që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
Ndalesa e Manjatit në Kinë erdhi vetëm pak orë pas fjalës së mbajtur në parlamentin koreano jugor ku ai jo vetëm paralajmëroi Korenë e Veriut që të mos vendosë në provë SHBA por edhe kërkoi që Kina e Rusia duhet të bashkojnë forcat që të izolojnë Penianin.
‘Mos na vini në prove! Armët po e vënë regjimin tuaj në rrezik të madh. Çdo hap që hidhni, rrit rrezikun me të cilin përballeni. Ne nuk do të lejojmë që Amerika apo aleatët tanë të shantazhohen ose sulmohen. Nuk do të lejojmë që qytetet amerikane të kërcënohen me shkatërrim.Bota nuk e toleron dot kërcënimin e një regjimi mashtrues që kërcënon me shkatërrim nuclear,” u shpreh Trump.
Mesa duket edhe fati është me botën, pasi Trump kishte synim të vizitonte një zonë ushtarake të çmilitarizuar në kufirin mes dy Koreve, por për shkak të motit u anulua. Një fat i mirë sepse përtej retorikës se kreut të Shtëpisë së Bardhë ndoshta Koreja e Veriut me siguri do ta lexonte këtë ndalesë si një provokim të hapur.