INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kur kisha ditëlindjen, më shkoi në mendje ta merrja në telefon', Robert Berisha flet për nënën e ndjerë: Edhe Nora...

'Kur kisha ditëlindjen, më shkoi në mendje ta merrja në telefon', Robert Berisha flet për nënën e ndjerë: Edhe Nora...

Publikuar më: 19:27 29-03-2021

Robert Berisha ishte i ftuar në rubrikën “Nostalgji muzikore” në “E Diell”. Pas shumë kohësh, këngëtari i njohur vendosi që të bëhej pjesë e një interviste dhe të fliste për jetën e tij personale.

Roberti u pyet edhe në lidhje me vdekjen e mamasë së tij, e cila ndërroi jetë disa muaj më parë.

“Edhe kur kam bërë postimin, kam menduar që do të kisha forcë për të shkruar më shumë, por e kam lënë vetëm me ‘Kam shumë me thënë për ty, por po e lë me kaq…’, sepse kam humbur një shoqe. Kam humbur një shoqe që nuk e kisha problem ta ftoja e njihja me shoqërinë time, edhe Nora po ashtu, sepse ishte zonjë e vërtetë”, tregoi ai.

Këngëtari i njohur zbuloi se si ditën e ditëlindjes i ka shkuar në mendje që ta merrte në telefon.

“Më mungon shumë. Kur isha në Amerikë e kisha ditëlindjen, më shkoi mendja ta merrja në telefon. Duhet kohë e gjatë që ta besoj se ka ikur nga kjo jetë, e mora në Viber dhe i kam ende mesazhet me të në telefon, të cilat do i ruaj gjatë se janë kujtime shumë të bukura…”, tha i përlotur Robert Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0019309520721436