Ky është një nga ato rastet kur motra e madhe i kërkon llogari motrës së vogël.
Dhe duke qenë se Marina dhe Luana janë persona publikë, e tillë ka qenë edhe forma e kërkimit të llogarisë. Dy motrat, përveç punës edhe udhëtojnë shumë. Destinacionet e pushimeve kanë qenë të ndryshme dhe të shumta në numër për të dyja. Por duket se Luana e ka të vështirë të ndahet nga pushimet dhe të kthehet në Shqipëri. Këtë ia vë në pah motra e madhe e cila në foton e fundit kërkon llogari duke i komentuar: "Po ti, pse s'je nisur?". Ndërsa Luana e ka lënë përgjigjen pezull duke e marrë thjesht me shaka pyetjen e Marinës. Ndoshta nuk i pëlqen t'i kërkojnë llogari apo ende nuk e ka vendosur kur do të kthehet?