E kanë thënë letrarët më të mëdhenj të botës: “Dashuria është një nga ndjenjat më sublime”.
Po dashuria e fëmijëve? Ahh ajo është akoma edhe më e mirë, pasi përfshihesh nga ndjenja të pastra të qenieve të brishta që të dhurojnë emocione të papërshkrueshme.
Kylie Jenner mesa duket është në ditët e saj më të mira dhe këtë na e ka treguar me postimet e saj në Instagram.
Mëngjesi perfekt i Kylie e ka një emër dhe quhet Stormi, pikërisht emri i vogëlushes së saj!
Së fundmi me anë të një video të publikuar në Snapchat, Kylie na ka treguar se e ka nisur mëngjesin në një mënyrë mëse të ëmbël duke e mbajtur vogëlushen e saj në gji teksa e ledhaton.
Kushedi sesa mirë ndihet Kylie! Na bëri të gjithëve xhelozë...