INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur ministrat i paguanin drekat nga xhepi i tyre [DOKUMENT]

Kur ministrat i paguanin drekat nga xhepi i tyre [DOKUMENT]

Publikuar më: 14:54 30-08-2019

Në një kohë që në media janë bërë publike disa shpenzime të ministrave të kabinetit të Ramës në udhëtimet dhe takimet zyrtare jashtë vendit, në vëmendje sillet një tjetër sjellje të qeverisë së kaluar. Ministrat dhe zyrtarët paguanin vetë faturat në rastet kur tejkalonin limitin e caktuar me ligj. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Drejtësisë në qeverinë Berisha, Ilir Rusmali. Një gjë e tillë faktohet nga një dokument i vitit 2007, që e ka publikuar sot gazetari Lutfi Dervishi. Kjo praktikë ka qenë normale edhe në kohën e qeverisë “Meksi”, për të cilën dëshmon vetë ai.

“ …në kohën e qeverisë Meksi kafet që pinim ne paguheshin nga ne. Vetëm për delegacionet e huaja i paguante shteti. Udhëtonim në “economi class” e me minimum delegacioni jashtë e jo më shumë se 2-3 ditë. Mbajtëm makinat e kohës, Çarçani e Benz kishin vetëm 5-6 veta…etj.,etj..”, shkruan ish-kryeministri Meksi në mesazhin e tij.

“Pasi i mora leje për publikim këtij mesazhi i them se kjo ngjarje ka ndodhur në shekulin e kaluar“- shkruan Dervishi, i cili në këtë debat ka sjellë modelin e ish-ministrit Rusmali që dha dorëheqjen vetëm pse doli emri i vëllait të tij në një tender të ministrisë.

“Dorëheqja e Rusmalit në vitin 2008 vendosi një standart që jo vetëm e kemi harruar, por e kemi ndëshkuar! Bashkëngjitur shkresa kur ministri paguante nga rroga kur tejkalonte në drekë zyrtare shpenzimet. Shuma 3200 lekë sot për dikë mund të tingëllojë qesharake, por integriteti zyrtarit të lartë gjykohet si i shpenzon jo milionat por qindarkat publike…”, shkruan Dervishi.

Dokumente të tilla vijnë në një kohë kur në media u publikuan disa fatura të ministers së Drejtësisë, Etilda Gjonaj që kishte shpenzuar në një hotel për një natë 700 euro.

memo_e_drekaveeeee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891