INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kur mjekësia të bën obez. Personat e shëndoshë, bëhen obezë për t`u operuar [VIDEO]

Publikuar më: 17:35 23-03-2017

Një raport i hartuar nga ekspertët në Angli ka nxjerrë në dritë faktin se njerëzit e shëndoshë po inkurajohen që të bëhen super-obezë. Arsyeja është se vetëm në këtë mënyrë ata mund të kualifkohen për të bërë operacionin e bajpas-it të stomakut nga disa grupe të Komisioneve Klinike në disa qytete të Anglisë ndërkohë që po shpërfillet ligji. Udhëzimi zyrtar përcakton se një pacientë me masë të indeksit trupor mbi 35 përqind yndyre dhe që ka një problem mjekësor mund të kryeje operacion me kosto efektive. Por 17 për qind e drejtuesve të spitaleve kanë deklaruar se ata kanë politikën e tyre. Sipas tyre një pacient duhet të ketë 50 përqind të masës trupore yndyr që ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ekspertët i bënë thirrje Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe strukturave të tjera përgjegjëse për shëndetin që të qartësojë drejtuesit e spitaleve lidhur me udhëzimet përkatëse. Sipas Tyre çdo individ ka të drejtë të këtë trajtim të sigurt dhe efektive. “Mos të përpiqen që të racionojnë atë në një përpjekje e gabuar për të kursyer para në afat të shkurtër “-deklarojnë ekspertët.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328