INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur moda dhe feminizmi bëhen bashkë [FOTO]

Kur moda dhe feminizmi bëhen bashkë [FOTO]

Publikuar më: 15:28 23-03-2018

Nga Irini Meçe

Feminizmi është një lëvizje që ka dekada që ekziston. Madje mund të themi që kjo lëvizje ka ekzistuar përpara se të konceptohej edhe si fjalë. Fjalën feminizëm mund të konsiderohet ndryshe nga çdo lloj personi, por premisa themelore e saj mbështetet në përcaktimin e barazisë politike, ekonomike dhe sociale. Feminizmi ka rrënjë të hershme në avancimin e gruas në shoqëri, por sot feminizmi duket ndryshe dhe është më i fortë dhe më i pranishëm se kurrë. Mjafton të përmendim gratë që sot kanë dalë dhe kanë treguar mbi sulmet seksuale që ju janë bërë gjatë punës së tyre si aktore. 

Por edhe moda, kohët e fundit, është përdorur shumë për të ndikuar lëvizjen feministe më shumë se kurrë më parë. Që nga koha kur personalitetet e modës si Coco Chanel, Marilyn Monroe, Audrey Hepburn dhe shumë gra të tjera revolucionare, përdorën stil, kreativitetin dhe modën për lëvizjen e feminizmit. Moda po përdoret për të shprehur qëndrime shumë të forta për fuqizimin e grave.

83a1a81e-794a-4a5d-bf90-36e8d926c729.jpg

 

6b64c525-8d03-472d-a5b9-682f14dbe78b.jpg

 


Sot nuk mund të themi që rastësisht kemi si trend kostumet tek femrat të njohura si poëer-suits. Ky lloj trendi është shfaqur që në vitet 80’ dhe shtrihej në një vijë të ndërlikuar në atë periudhë dhe shihej si një lëvizje feminsite. Kostumet dhe pantallonat ishin me qëllimin që gratë të merreshin seriozisht në një ambjent pune, edhe pse shpesh janë kritikuar nga kritkët e modës që është një përpjekje për të imituar burrat. Pavarësisht kësaj duhet të pranojmë që fuqia e veshjes ka luajtur një rol shumë të madh dhe ishte një mjet i rëndësishëm që ndikoi në qëndrimin e grave në shoqëri.
Dior ka kohë që po valëzon flamurin e saj mbi feminizmin dhe po krijon një revolucion në fushën e modës. Pas 70 vitesh që Dior drejtohet nga një burrë, ata caktuan drejtorin e parë artistik femër dhe ajo është Maria Grazia Chiur. Fakti që Dior emëroi Maria Grazia Chiur si drejtor artistic ishte një tjetër dritë në fund të tunelit për të gjitha gratë. Ishte një përparim i madh për të parë një grua që të fitojë rolin pas 70 vjetësh që i përkiste vetëm meshkujve. Ajo krijoi bluzat me shprehjet "Ne të gjithë duhet të jemi feministë" apo “The Future is female” që kanë bërë një jehonë të madhe. Këto bluza u përfaquan menjëherë nga shumë persoanzhe të njohura, si Rihanna, Chiara Ferragni, Emrata etj.

a13d42ca-45ac-4738-bc21-261ccd37982f.jpg

21e077d1-1673-4855-9570-1ceba939188a.jpg

Por e veçanta e Dior nuk qëndroi vetëm këtu. Dior në koleksionin tjetër prezantoi veshjet me ngjyrat blu dhe me mbishkrime feminist, duke i kujtuar njerëzve se ka të bëjë me barazinë gjinore, jo me epërsinë femërore. Ajo e dizajnoi tërë koleksionin e saj në blu me qwllim pwr barazi gjinore. Dior padyshim që është një model më vete në industrinë e modës dhe ajo e ka përdorur rolin e saj si një platformë për fushatën e feminizmit, por e admiroj mënyrën se si ajo ka zgjedhur për të theksuar ambiciet, vlerat dhe kuptimin e vërtetë të saj.

57b6ab2e-0bc0-4e00-8c0f-7c5ff20c4137.jpg

Moda është ajo që ne e shohim në jetën tonë të përditshme, prandaj, është shumë e lehtë të kuptojmë një mesazh të dërguar nëpër botë përmes modës. Moda është ne, në një mënyrë apo në tjetrën ne jemi të lidhur me modën. Një gjini nuk duhet të jetë superior ndaj tjetrës. Ne besojmë në feminizmin në modë!!!

Shpesh e keqkuptojnë lëvizjen feministe, por dua të theksoj se feminizmi nuk është që gratë të jenë superiore ndaj burrave, por për barazi gjinore dhe që ne të fitojmë rolin në shoqëri që për shumë kohë na është mohuar.

Dhe po, unë besoj në feminizëm përmes modës!

Article Logic
Execution time: 0.0024328231811523