INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur Moda imiton Artin, rezultati është i mahnitshëm

Kur Moda imiton Artin, rezultati është i mahnitshëm

Publikuar më: 13:58 29-12-2015

Marrëdhënia mes modës dhe artit është e pamohueshme.

Dizenjuesit e modës kanë gjetur gjithmonë e më shumë frymëzim tek muzeumet, galeritë, dhe arkivat për të krijuar koleksionet e tyre të famshme. Këto referenca kanë qënë të përzgjedhura edhe nga fotografë e artistë të ndryshëm për të risjellë diçka të re përmes historisë së artit. Duke nisur nga seti fotografik i Kim Kardashian stiluar nga Kanye West e deri tek fotoja nudo e Marc Jacobs që bëri xhiron e Instagram-it, ja disa momente të paharrueshme  në botën e modës të risjella nga piktura të famshme për vitin 2015.

 

Një bashkëpunim sa i çuditshëm aq edhe interesant ishte ai i dyshes më të përfolur të momentit Kim Kardashian dhe Kanye West së bashku me fotografin gjerman Jurgen Teller. Fotografitë u shkrepën në njëvend të quajtur Château d'Ambleville dhe mund të shohim mjaft qartë ngjashmërinë mes një pikture të Renuar (1892) dhe pozës së Kim-t.

 

Ka qënë një vit i sukseshëm ky për Rihanna-n! Edhe pse ende në pritje të albumit të saj Anti, ajo u bë imazhi i shtëpisë së modës, Dior, për fushatën e tyre publicitare, “Kopshti i fshehtë” duke e bërë këngëtaren, femrën e parë me ngjyrë që pozon për këtë firmë. Nëse bëjmë një paralelizëm ajo ka të njëjtën pozë si femra në pikturën e Franz von Stuck, “Salome” (1906).

 

Një tjetër bashkëpunim i suksesshëm ishte ai i Karl Lagerfield me vajzën e Johnny Depp, Lily-Rose Depp, e cila është tashmë një nga ambasadoret më të reja të firmës Chanel. Ajo ishte imazhi i fushatës publicitare të syzeve, e cila në pozat e saj duket si vajza me kapele e piktorit Pierre-Auguste Renoir (1891).

 

 Të gjithë jemi përballur me risitë e reja të teknologjisë dhe gabimet kanë qënë të ndryshme. Për stilistin Marc Jacobs rezultoi në një foto të të pasmeve të tij të hedhur “aksidentalisht” në Instagram mes 200K ndjekësve. Fotoja u fshi brenda pak sekondash, por jo aq shpejt sa të dokumentohej nga ndjekësit e tij. Më sipër vetë stilisti pozon për reklamimin e parfumit të tij për meshkuj, Bang, frymëzuar nga “Ignudo” i Michelangelo-s (1509).

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111