INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur nervat s’mbajnë më! Ofendime dhe sharje, këto janë SHERRET më të bujshme të VIP-ave shqiptarë në 2019-ën!

Kur nervat s’mbajnë më! Ofendime dhe sharje, këto janë SHERRET më të bujshme të VIP-ave shqiptarë në 2019-ën!

Publikuar më: 17:08 31-12-2019

Nuk ka kaluar pa prishje miqësish, e sherre mes VIP-ash edhe ky vit, ndaj siç rëndom po ndodh kohët e fundit, nëse dikush ka hatërmbetje apo kërkon të sqarohet, ‘prifti’ i rrëfimit është rrjeti social Instagram. Thumbime, ofendime, deklarata bombastike që kanë çuar deri edhe në prishje miqësish që ka sjellë viti 2019, i sjellim të pasqyruara edhe një herë si më poshtë:

Ermal Mamaqi- Bes Kallaku

Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku janë përfshirë në një përplasje në rrjetet sociale, marr shkas nga deklarata e aktorit në emisionin “Shiko kush Luan”, këtë të shtunë (28 dhjetor 2019). Besi është shprehur se sipas tij “Ermali është biznesmen dhe bën biznes ndërsa ai vetë është humorist dhe bën komedi”. Kjo e ka nxitur producentin e filmit “I love Tropoja” të bëjë një reagim publik kundrejt mikut dhe ish-kolegut të “Portokalli” duke shkruar:

Ndonëse fillimisht Kallaku qëndron i heshtur, ai është ngacmuar nga kjo deklaratë pasi sipas tij ‘gjërat po shiten sikur nuk dihen”. Sipas asaj që shkruan vetë krijuesi i “Falco” Ermali ka qenë në dijeni të asaj që Besi ka thënë në emision sepse ky i fundit e ka telefonuar menjëherë për të shmangur keqkuptimet dhe se në atë moment gjithçka mes aktorëve është mbyllur me të qeshura dhe urime.Nderkohe Besi shkroi ne instagram:

Dhe sërish Ermal Mamaqi nuk e la me kaq, por vijoi ‘lojën e ping-pongut’ me një tjetër postim në instagram:

Ilda Bejleri- Dritan Shakohoxha

Si rrufe në qiell të hapur qe lajmi i largimit nga Digitalb i gazetares sportive Ilda Bejleri. Në ditët e nxehta të verës, kur edhe merkato televizve ishte ‘pushim’, në media online qarkulloi lajmi se Bejleri nuk do të jetë më pjesë e “Digitalb”. Në burime jozyrtare u tha se arsyeja e largimit të Ildës ishte një sherr që ka ndodhur mes saj dhe Dritan Shakohoxhës dhe këtu duket se mori spunto edhe debati virtual që do të ndodhte më tej me saj dhe Shakohoxhës. Në një intervistë në “Pushime on Top” Shakohoxha tha se ka qenë ka qenë ai që e ka marrë në punë Ilda Bejlerin më shumë se 10 vite më parë, e ishte po ai që i komunikoi largimin nga Digitalb. Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Ilda e cila nëpërmjet Instagram e mandej e ftuar në programin “Ëake Up” thumboi Shakohoshën: “Nga pun ate heqin e të marin pronarët jo komentatorët e ndeshjeve. Shakohoxha është nga ato njerëz që unë s’ja kuptoj profesionin që ka, një herë del menaxher gazetarësh, një herë menxher futbollistësh, një herë brigadier, një herë komentator, një herë drejtor; i uroj të gjejë veten mbi të gjitha”; u shpreh Ilda.

Samanta Karavella- Yang Zerka- Ronela Hajati

Një deklaratë e Zerkës në programin “Shiko kush luan” ndezi zjarrin e një sherri mes tre emrave të njohur VIP që do të zgjaste disa ditë me radhë. Zerka u shpreh se këngëtarja Samanta Karavella nuk e meriton famën që ka, deklaratë që sigurisht nuk u prit mirë nga artistja Karavella, e cila përdori instagramin për t’i kthyer reston këngëtarit korçar. “O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh, pra pas një buri (pa rr) të sukseshëm fshihet një grua si e jotja”; shkroi Samanta në Instagram. Nga ana tjetër Ronela ka preferuar të tregohet me ‘paqësorja’, duke e kaluar vetëm një batutë po në programin “Shiko kush luan” teksa u pyet për ish-mikeshëne saj Samanta. “Ma keni bërë Samantën si dashnore”; u shpreh Hajati ndërsa më ‘inatçori’ në këtë mes duket se është Yang Zerka i cili e ka vijuar edhe më tej debatin duke e quajtur Samantën mosmirënjohëse.

Einxhel Shkira- Kejvina Kthella- Oriola Marashi

Dikur mikesha, por për arsye që vetëm ato i dinë, vajzat e njohura të shoëbiz-it shqiptar janë konfliktuar me njëra tjetrën, aq sa sipas burimeve jo zyrtare ky sherr ka degraduar edhe në konfrontime fizike.

Flori Mumajesi- Sabri Fejzullahu

Në një dabat për fenomenin e blerjeve të klikimeve nga artistët, këngëtari nga Kosova Sabri Fejzullahu u shpreh në një program se një ndër këngëtaët që blejnë klikime është edhe Flori Mumajesi. Menjëherë pas kësaj deklarate Flori reagoi në Instagram ku shkroi. “Ncncncnc pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble sti kam marr ty paret! pse be po merzitesh kaq shume? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjeret kan honger I ka lon me u ngi mire se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher une shembulli per blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jeten e vet. Kur i bojn vet shume klikime nuk nihen vec ferkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjeret merren me llafe.’; shkroi Flori një postim. Mandej 75 vjeçari Fejzullahu u pyet sërish rreth këtij debate virtual pak muaj më parë i ftuar në “E Diell’, ku nëpërmjet një ‘mea culpa’ të bërë nga artisti legjendar kosovar, Sabriu duket se ‘shoi’ gjakrat duke u shprehur: “Faji është i imi. Jam 75 vjeç dhe nuk është dashur, por rastësia ndodhi në bisedë e sipër me gazetarët. Flori ka hapur dyert në Kosovë me punë e djersë. Unë e kam shumë xhan”; është shprehur Fejzullahu duke ngritur flamurin e paqes mes tij dhe kantautorit Flori Mumajesi./ bordo.al

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047