INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur një i panjohur online vendos që t'iu shkatërrojë jetën

Kur një i panjohur online vendos që t'iu shkatërrojë jetën

Publikuar më: 14:58 27-07-2018

Monika Glennon është një menaxhere e pasurive të patundshme në Alabama. Deri në shtator 2015 ajo po bënte një jetë normale dhe një karrierë të sukseshme. Në një nga ditët më të errëta të jetës së saj ajo mori një telefonatë në mes të natës nga një koleg dhe kuptoi që çdo gjë po shkonte keq.

Një faqe e krijuar për të poshtëruar njerëzit kishte bërë postime shpifëse ndaj saj. Sigurisht që Glennon u shokua, por kishte shpresë që njerëzit e njohur të saj s'do të merrnin vesh asgjë në lidhje me këto shpifje. Epo nuk i eci dhe aq shumë pasi një i panjohur i kishte dërguar linqet të gjithë shokëve të saj të Facebook. Po ashtu në mesazh shkruhej dhe që atyre duhet t'u vinte turp se me kë shoqëroheshin.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Klientët e saj nisën të largoheshin pasi të gjithë ata kishin marrë vesh për lajmin(mbi 100000 njerëz kishin parë postimin shpifës ndaj saj). Postimi thoshte që ajo përndiqte çdo burrë që i vinte si klient dhe sigurisht që një askush nuk do të ketë të bëjë me një njeri të tillë.

Glennon u detyrua që të punësonte një avokat dhe aty ndodhi mrekullia për të. Gjykata dha urdhër për të gjetur se kush kishte shkruar për të dhe rezultati ishte fenomenal. Mollie Rosenblum, një nënë e vetme e varur keq nga kokaina ishte njeriu që po i shkaterronte jetën Glennon. Pse nisi ajo gjithë këto shpifje? Epo ëqshtë histori e çuditshme por e vërtetë.

Një adoleshente nga Alabama kishte postuar në verë të vitit k 2015(ku nisi çdo gjë) një fotot nga Aushvic. Plot njerëz nisën ta kritikonin atë, por Glennon e mbrojti duke thënë që nuk ka se pse të kritikohet kaq shumë një adoleshente e papjekur. Rosenblum ishte kundra fotos dhe thoshte që hebrenjtë si ajo janë të vetmit që e kuptojnë vuajtjen e kampit. Glennon nga ana tjetër kishte origjinë polake dhe mbronte idenë se kampi ka qenë më problem për polakët se hebrenjtë.

Rosenblum u urdhërua nga gjykata që të kërkonte falje ose rrezikonte burgun. Sigurisht që ajo kërkoi falje. Thjesht kini kujdes nga njerëzit e panjohur online dhe ruani privatsinë në accountet tuaj online.

auschvitz.jpg

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047