INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur një profesoreshë ''fshihet pas dy gishtave''

Kur një profesoreshë ''fshihet pas dy gishtave''

Publikuar më: 10:44 21-12-2018

Një prej pedagogeve, që ka mbrojtur që në fillim të protestës kauzën e studentëve, Lirjana Kuçana është shigjetura nga gazetari, Denis Dyrnjaja.

Ai ka zbuluar se ajo militon në PD. Gazetari shton se nuk ka asgjë të keqe që pedagogia ka bindje partiake, por ajo varet nga “gishtat” dhe është investim i partisë që synon të mbushë “oborret e tyre perverse” . Sipas tij kjo nuk është beteja për Universitetin, kjo është beteja e partive për të kontrolluar votat e studentëve në Universite!

Ja shkrimi i plotë:
Mbrëmë isha i ftuar në një emision televiziv me studentë dhe pedagogë. Ata shoqëroheshin edhe nga një pedagoge që për koiçidencë qëlloi që ishte pedagoge demokrate. Nuk ka asgjë të keqe të kesh bindje partiake, por të fshihesh si pedagoge e pavarur dhe të varesh nga gishtat thjeshtë korrupton qëllimin e protestës së studentëve që e kanë thënë qartë që nuk po përballen me Edi Ramën për llogari të Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit. Ata janë kundër establishmentit politiko/partiak që ka krijuar këtë sistem të korruptuar universitar. Beteja e politikës për të kapur universitetet përmes garave false për rektorë dhe dekanë kanë qenë në shërbim të shndërrimit të shkollave të larta në celula partiake, ku nota merret ose në këmbim të shërbimit partiak, ose si qokë korruptive në këmbim të parave dhe sexy-t. Ky është universiteti sot që është produkt dhe investim i partive politike për të mbushur oborret e tyre perverse. Nën rrogoz po zhvillohet beteja kush do kontrollojë pushtetin dhe trupën universitare politikisht, pasi ai që kontrollon trupën, siguron edhe një thes të madh votash në zgjedhje. Ndaj ka shumë frustrim të partive mes tyre, sepse fshihet diçka më e thellë se interesi për të bërë siç duhet Universitetin, fshihet beteja për të kontrolluar votat e studentëve për zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127