INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur njerëzit tradhtojnë diçka shumë e ndërlikuar ndodh mes tyre. Kjo sipas shkencëtarëve

Kur njerëzit tradhtojnë diçka shumë e ndërlikuar ndodh mes tyre. Kjo sipas shkencëtarëve

Publikuar më: 21:09 26-02-2018

Nëse ndonjëherë ju është dashur të përballeni me një tradhti, pyetja që ju ka munduar ka qenë: Pse? Një hulumtim i ri i publikuar në The Journal of Sex Research hedh dritë mbi motivet që fshihen pas një tradhtie.

Përfundimi? Pjesa më e madhe e përgjigjeve konfirmonte atë që shkenca tashmë e dinte (njerëzit tradhtojnë sepse janë të pakënaqur me marrëdhënien, ndihen të lënë pas dore, janë të zemëruar, ose kanë ndjenja për dikë tjetër). Por pyetësori zbuloi edhe disa arsye të tjera.

"Nuk isha shumë i përkushtuar."

"Doja të përmirësoja imazhin tim"

"Doja të provoja eksperienca të reja"

"Isha i/e dehur dhe nuk isha i/e kthjellët "

Kjo do të thotë që tradhtia nuk lidhet thjesht me dashurinë (ose mungesën e saj) mes një çifti. Mund të tregojë shumë gjithashtu se si ai që ka tradhtuar ndihet për veten e tij, ose në çfarë situate është ndodhur, shkruan womenshealth. Do të ishte gabim të dilnim në përfundimin se të gjitha tradhtitë lidhen me disa çështje primare.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se të gjitha arsyet tipike që dëgjoni përse burrat dhe gratë kanë gjasa të tradhtojnë janë të vërteta.

Article Logic
Execution time: 0.0031130313873291