Shumë parizienë nuk i kanë rezistuar dëborës që ka pushtuar Parisin. Dhe shumë zgjodhën të shijojnë një ditë ndryshe në kodrën Montmartre.
Në pista të improvizuara ata kanë zgjedhur të bëjnë ski duke sfiduar të ftohtin e acartë.
‘Bora është e mirë, më pak e mirë se në 2010’ shprehet një skiator.
Skiatorët shfrytëzuan faktin që parku ishte i mbyllur për publikun dhe e shijuan për vete duke dhuruar edhe foto me të vërtetë mbresëlënëse.