Normalisht që kur flasim për ish-at/et, përpiqemi që ta shmangim takimin me ata sa më shumë të jetë e mundur por ja që jeta ndonjëherë nuk ti jep disa gjëra.
Të lënduar nga lidhja si Justin ashtu edhe Selena mesa duket e kanë si detyrë shpirtërore "takimin e tyre" të paktën një herë në javë me Zotin.
Selena dhe Justin janë fotografuar në të njëjtën ditë, saktësisht të mërkurën mbrëma teksa vizitonin larg njëri-tjetrit kishën Hillsong në Beverli Hills.
Mos ndoshta lidhja shpirtërore e tërheq dyshen në distancë edhe pas ndarjes? Asnjëherë nuk i dihet por le të shpresojmë që zemrat e të dyve të jenë qetësuar sadopak nga plagët e dashurisë.