INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur politika “i thith” të gjithë. Këta janë artistët e njohur që militojnë në partitë politike

Kur politika “i thith” të gjithë. Këta janë artistët e njohur që militojnë në partitë politike

Publikuar më: 19:54 06-03-2017

Në vendin tonë, politika është e lidhur me artin, pasi jo pak artistë kanë braktisur ose jo profesionin e tyre për t’iu përkushtuar politikës. Mjafton të përmendin kryeministrin Rama, si dhe aktoret e mirënjohura Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani.

Tashmë politika “ po thith” edhe aktorët e humorit në vend.

Julian Deda është anëtar i këshillit kombëtar të PD-së dhe koordinatori i saj për artin dhe kulturën. Por nuk është i vetmi artist që është ka zgjedhur të identifikohet politikisht.

Agron Llakaj është një tjetër emër që sot doli publikisht (me sponsorizim të Ben Blushit në FB) si një nga njerëzit që i bashkohet LIBRA-s, të paktën duke firmosur publikisht që kjo forcë politike të futet në zgjedhje.  Angazhimi i tij i mëtejshëm mbetet për tu parë. Por nuk janë as e të parët e as të fundit.

Një tjetër personazh që është identifikuar fort në krah të Partisë Socialiste është aktori Gaz Paja, i cili pasi ishte pjesë e jurisë së FRESH VOICE, ku të gjithë i kujtojmë batuat me Pandeli Majkon,  së fundmi ishte një një njerëzit që vuri fytyrën e tij në listën e njerëzve që firmosnin peticionin për miratimin e Vettingut.

Por edhe LSI nuk mund të mos merrte në gjirin e saj një aktor komedian.

Bes Kallaku është një nga njerëzit e afërt më shumë të identifikuar me partinë e Ilir Metës, sidomos në ditët e vështira të çështjes Bami, ku Kallaku postoi një seri videosh për të “ironizuar” dëshmitë e Durim Bamit. Ose ka qenë thjesht një humor i tij. 

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057