Një artist me zemër të artë!
Pak ditë pas vdekjes tragjike të këngëtares së The Voice, Christina Grimmie, shumë yje të muzikës po rrethojnë familjen me ngushëllime dhe mbështetjet e tyre. Pas Selena Gomez, e mbytur në lot në mes të koncertit, ishte radha e Adam Levine, i cili jo vetëm iu bashkua dhimbjes së familjes, por edhe u mundua ta lehtësojë atë sado pak. Mësohet se ylli i Maroon 5, i cili ishte mentori i Christina-s në The Voice, ka marrë personalisht mamanë e saj në telefon dhe është ofruar të paguajë për funeralin dhe avionin që do ta coje atë në shtëpi. Ishte vëllai i artistes së ndjerë ai që e bëri publik lajmin duke thënë se nuk mund t’i besonte veshëve dhe se është shumë i prekur nga veprimi i Levine.