INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kur sheqeri të rrezikon. Ushqen qelizat kancerogjene dhe i shumëfishon [VIDEO]

Publikuar më: 13:06 26-05-2017

Një dietë e pasur me sheqer mund të ushqejë forma të ndryshme të kancerit. Kërkimet e reja kanë arritur të konfirmojnë faktin se sheqeri ushqen tumoret duke u dhënë qelizve  energjinë e nevojshme për tu shumëfishuar. Shkencëtarët kanë treguar një lloj kanceri - që gjendet në mushkëri, kokë, qafë, ezofag dhe qafën e mitrës – varet nga sheqeri më shumë sesa të tjerët. Ekspertët e Universitetit të Teksasit gjetën se rritja e Karcinomës së qelizave varej nga sheqeri.  Ata zbuluan se kjo formë e sëmundjes përdori nivele më të larta të një proteine që mbart glukozën tek qelizat për t'u mundësuar atyre shumimin. Sipas autorëve të studimit “dyshohet se shumë qeliza të kancerit janë shumë të varura nga sheqeri. Por rezulton se një lloj i veçantë - karcinoma qelizore e squamous - është shumë më e varur. Ky lloj i kancerit qartazi konsumon shumë sheqer. Studiuesit paralajmëruan se gjetjet ishin shqetësuese sepse 'si kulturë, ne jemi shumë të varur nga sheqeri'.

Article Logic
Execution time: 0.0033512115478516