Sot Këshilli i Ministrave shkarkoi kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Argumenti ishte sulmi në KZAZ-në numër 6 në Vaun e Dejës. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ishte dhe propozuesi i shkarkimit, tha se Hila kishte bërë shkelje ligjore. Por cilat janë rastet kur një kryebashkiak shkarkohet?
Në ligjin për qeverisjen vendore janë parashikuar 3 raste kur një kryetar bashkie shkarkohet. Ai shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
"Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë;
Tani është vetëm Gjykata Kushtetuese që mund ta rikthejë demokratin Zef Hila në krye të detyrës, nësë ai bën ankimim. Por para se të ndodh kjo duhet fillimisht të krijohet Gjykata Kushtetues, e cila prej shumë kohësh është jashtë funksionit.