Ministria e Arsimit ka përcaktuar datat se kur nis shpërndarja e teksteve shkollore. Ato do të nisin të shpërndahen në 25 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator. Dita e parë e shkollës për nxënësit e sistemit parauniversitar, këtë vit do të jetë data 11 shtator. Kjo do të thotë se, një ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, të gjithë nxënësit në sistemin arsimor parauniversitar do të jenë pajisur me tekstet, që do të shpërndahen në pikat e autorizuara për këtë qëllim pranë shkollave. Por Ministria e Arsimit, në mënyrë që ky shërbim të shkojë sa më lehtë te nxënësi, është parashikuar që shkollat të jenë në gatishmëri edhe me një apo dy mjedise të institucionit shkollor, që do të ofrojnë për shpërndarjen e librave. Ministria e Arsimit u bën thirrje prindërve që të bëjnë kujdes dhe të përzgjedhin vetëm ato tekste që përmban katalogu i miratuar nga kjo e fundit, i cili është publikuar nëpër shkolla, në mënyrë që të mos bien prè e shitësve që rëndojnë listën duke shtuar nga vetja fletore pune e materiale të tjera didaktike.
Deri tani janë botuar 95% e titujve të librave shkollore.