INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur skandalet seksuale të kushtojnë shtrenjtë! Zyrtari i lartë në SHBA jep...

Kur skandalet seksuale të kushtojnë shtrenjtë! Zyrtari i lartë në SHBA jep...

Publikuar më: 07:50 30-05-2018

Jep doreheqjen pas akuzave te forta per një lidhje jashtëmartesore dhe pas hetimit të financave të tij gjatë fushatës elektorale, guvernatori i Misurit në SHBA, Eric Greitens.

BBC ben me dije se guvernatori konsiderohej si një ‘yll në rritje’ i Partisë Republikane, deri në momentin e akuzave se ai ka fotografuar një grua lakuriq, pa pelqimin dhe miratimin e saj. Por ai i quajti akuzat një ‘gjueti shtrigash politike’.

Studiues i Rodhosit dhe baba i dy fëmijëve, ai e prezantoi veten si një burrë familjeje, gjatë fushatës elektorale, më 2016-n. Asambleja e Përgjithshme e Misurit, e cila kontrollohet nga partia e guvernatori, po shqyrton akuzat.

“Muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira, për mua, për familjen time, për ekipin tim, për miqtë e mi dhe për shumë, shumë njerëz që i dua”, tha 44-vjeçari në konferencën e së martës.

Sipas tij, gjithe kjo synon te provokoje tension ne familjen e tij dhe theksoi se nuk kishte thyer asnjë ligj. Ai përfundoi: “Për momentin le të shkojmë jashtë fushës së betejës me koken lart. Kemi një histori të mirë për t’u treguar fëmijëve tanë”.(huazuar nga gazeta Panorama.com.al)

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824