Jemi të sigurt se të gjithë e keni parë skenën kur dy fëmijët e profesor Robert Kelly hynë në zyrën e tij gjatë një interviste me BBC.
Por e dini që një skenë e ngjashme ka ndodhur edhe në ekranin shqiptar, pak vite më parë?
Moderatorja Erjona Rusi sapo mbylli edicionin informativ të A1 Report, kur në plan u shfaq e bija 3-vjeçare që vrapoi drejt saj. Një "jooooo" e gjatë nga ana e moderatores nuk arriti të ndalonte vogëlushen që siç duket mezi po priste që nëna e saj të mbaronte punën.
“3 vjet me parë, kur Niki as që e kuptonte se çfare ishte live”, ka shkruar ajo krahas video së shpërndarë në Facebook.