INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur tatuazhi është tabu. Gruaja me zambak në këmbë përjashtohet nga testimi në ushtri

Kur tatuazhi është tabu. Gruaja me zambak në këmbë përjashtohet nga testimi në ushtri

Publikuar më: 14:20 09-07-2018

Kur Estela Martín bëri tatuazh një lule të zezë lotusi, në pjesën e sipërme të këmbës së saj të djathtë ishte 18 vjeç. Prindërit e saj ishin të pakënaqur për këtë veprim, por ajo e pa tatuazhin si një simbol pozitiv. "Gjithmonë më ka pëlqyer ideja që përfaqëson zambaku i ujit", thotë ajo. Por 12 vjet më vonë, i njëjti tatuazh e ka bërë atë të luftojë për të shpëtuar karrierën e saj. Në qershor Estrela mori pjesë në një testim për psikologe në shërbim ushtarak. Ajo kishte hequr dorë nga puna e saj e mëparshme, në spitalin e Madridit, dy vjet më parë për të studiuar dhe përgatitur veten për procesin e përzgjedhjes që është shumë konkurrues. Estrela po merrte pjesë në një provë noti që ishte pjesë e provimit, kur personi që po i merrte në testim i tha se nuk mund të vazhdonte më tej, për shkak të tatuazhin në këmbë.

LOTUES.jpg

"U ndjeva keq, nuk mund ta besoja. Ishte kaq absurde, u largova tërësisht e shqetësuar, po qaja-" thotë ajo. Martín thotë se ishin edhe disa burra që po kryenin të njëjtin provim të notit dhe që kishin tatuazh në thembër, por asnjëri prej tyre nuk u tërhoq nga procesi. Edhe një gruaja tjetër u përjashtua nga procesi edhe pse tatuazhin e bërë e kishte hequr me një trajtim me lazer. "Kishte dy gjëra që më shqetësuan," thotë Estrela. "Së pari, për të arritur aty u desh shumë punë dhe sakrifica. Dhe pastaj kjo mbi të gjitha. Pse nuk duhet të jetë trajtimi i njëjtë si për burrat dhe gratë? Edhe ata kishin tatuazh por vazhduan të patrazuar testimin ".

Rregullat e ushtrisë përcaktojnë se ndalohen tatuazhet dhe piercings "që mund të shihen ndërsa mban veshur lloje të ndryshme të uniformës". Deri në vitin 2016, grave iu kërkua të veshin funde në rrethana të caktuara. Kjo ka ndryshuar tani. Gratë duhet të mbajnë pantallona, por në disa raste ato mund të kërkojnë përdorimin e fundit. Ata kurrë nuk janë të detyruara të mbajnë një uniformë në të cilën është e dukshme pjesa e këmbëve të tyre

UNIFORMA_SPANJOLLE.jpgRasti i Estela Martín vjen në një kohë kur çështja e barazisë gjinore ndodhet në qendër të debatit social dhe politik, të Spanjës. Dita Ndërkombëtare e Grave këtë vit, më 8 mars, pa dhjetëra mijëra gra në mbarë vendin të shkojnë në grevë, ndërsa kërkonin barazi në të gjitha fushat e jetës. Në prill, pati një reagim masiv feminist kundër një vendimi gjyqësor që liroi pesë burra të akuzuar për përdhunimin e një gruaje të re në Pamplona në 2016.
"Nëse kjo do të kishte ndodhur disa vite më parë, unë do të prisja që askush të mos më besonte apo të më dëgjonte," thotë ajo për problemet e saj me ushtrinë. "Por tani ne po shohim përparim dhe ndryshim në këtë fushë dhe për këtë arsye ka lënduar kaq shumë dhe për këtë arsye më ka dhënë forcë"-shprehet Estrela.
Ajo i ka bërë thirrje ministrisë së mbrojtjes që ta lejojë atë të marrë provimin dhe është optimiste se ministria do ta dëgjojë kërkesën e saj, duke qenë se ajo udhëhiqet nga një grua.

Article Logic
Execution time: 0.00345778465271