Së fundmi, veç projekteve muzkore Flori Mumajesi ka qenë në qendër të mediave rozë për aludimet e lidhjeve të mundshme romantike.
Njëher u komentua për një lidhje me Fifin, pas videos së bujshme që bëri xhiron e rrjetit, më pas Kejsi Tola ishte vajza tjetër me të cilën Flori tregoi mjaft afrimitet gjatë spektaklit të Post-Kënga Magjike.
E megjithatë sot Flori u ka vënë vulën të gjitha aludimeve me deklaratën për dashurinë e tij të vërtetë.
Dashuria e madhe e Florit mbetet muzika. Madje Flori përmes një postimi në Instastory, tregon se e vetmja gjë që qëndron me të kur të gjithë dhe çdo gjë largohet është muzika.
“Dikush më pyeti: Pse e do kaq shumë muzikën? Unë iu përgjigja: Sepse është e vetmja gjë që qëndron kur çdo gjë dhe çdo njeri largohet”, shkruhet në postimin e Florit.