INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kur ti ikën, të gjithë kërkojnë një të ngjashme''! Mesazhi që përloti Adrola Dushin… i la të gjithë pa fjalë! [FOTO]

''Kur ti ikën, të gjithë kërkojnë një të ngjashme''! Mesazhi që përloti Adrola Dushin… i la të gjithë pa fjalë! [FOTO]

Publikuar më: 13:44 23-04-2018

Adrola Dushi është një ndër modelet më të përfolura shqiptare, padyshim pamja e saj tërheqëse dhe linjat e saj elegante e kanë vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes mediatike.

Karriera e saj si modele është e pozicionuar në SHBA dhe është për tu thënë se sukseset e saj janë të dukshme. Së fundmi ajo është zhvendosur përfundimisht për të jetuar në kontinentin e largët, SHBA.

Normalisht të jesh njeri publik, nuk është dhe aq e lehtë dhe shkak për këtë padyshim bëhen thashethemet, ekspozimi dhe protagonizmi që krijon “imazhi publik”.

Padyshim faktorët që përmenda më sipër, këtyre personazheve, u thurin lavde ose i shajnë. Adrola është një ndër të paktat personazhe shqiptare, e cila ka fituar respektin e audiencës, padyshim mes të gjithë njerëzve që e duan dhe e adhurojnë modelen me famë ndërkombëtare, ka edhe persona më të afërt, si familja, mikeshat apo shoqet e ngushta.

Mesa duket njëra nga shoqet e saj, mëngjesin e sotëm, e ka përlotur Adrolën me anë të një mesazhi vërtet të ndjerë dhe domethënës.

“Nuk do të rresht kurrë së thëni se sa me fat jam që të kam në jetën time. Ti je një mrekulli dhe një dhuratë e Zotit. Ti je bekim për të gjithë njerëzit që të njohin, por ajo çka të bën ty personin më të mrekullueshëm në botë, është pikërisht zemra jote që kujdeset dhe i do shumë të tjerët. Ti ke qenë dhe je personi më i mirë që kam takuar gjatë jetës sime. Kur ti ikën, ata do të kërkojnë për një të ngjashme me ty, por kurrë nuk do të gjejnë një si ty sepse ti je rrallë. Njerëzit që nuk u kujdesën për ty, kanë humbur një person për të cilin do të kërkojnë gjithë jetën për ta gjetur. Dhe personat që vërtet kanë humbur janë ata, jo ti. Të dua me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zemrës”, ka shkruar shoqja e saj.

arjoladudushii.jpg

Prekëse apo jo?

Article Logic
Execution time: 0.0035808086395264